14:47 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Haxhiu: Qeveria Kurti dhe Hoti shfrytëzuan pandeminë për t’i pasuruar zyrtarët e ri të saj

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se pandemia në Kosovë, u shfrytëzua nga Qeveria Kurti dhe Hoti për t’i pasuruar zyrtarët e saj.

“Më nuk mumnd të flasim për menaxhimin e covid-19, por për zbutjen e pasojave që janë shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, paaftësisë të qeverive Kurti e Hoti për t’u përballë me këtë pandemi. Pra, sot në këtë debat për pandeminë, situatën duhet ta shikojmë si tërësi nga fillimi e deri sot”, ka theksuar Haxhiu në Kuvend.

Sipas Haxhiut, kryeministri Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK. Kjo tregon për përkushtimin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri tani, mund të flitet vetëm për pasojat që ka lënë keqmenaxhimi nga Qeveria Hoti dhe ish-qeveria Kurti.