10:55 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Haxhiu: Të martën finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të martën do të finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vettingun.

Sipas saj, reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu.

“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”.

“Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu, është një reformë e rëndësishme që bashkërisht duhet të flasim dhe mbështesim dhe nesër finalizohet drafti i parë i konceptit dokumentin për sistemin e vettingut”.