14:20 / E Premte, 25 Shtator 2020

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve, që të kenë kujdes me veteranët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot është arrestuar nga policia e EULEX-it.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UÇK-së

“Është përkeqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UÇK-së, ndaj bëjmë thirrje drejtësisë̈ transparente që të mos ndodhin spektakle të tilla, sepse të gjithë të ftuarit, pra ata veteranë që janë ftuar nga Tribunali i Hagës, të gjithë̈ kanë qenë vullnetarë dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen, por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”, tha ajo.