11:34 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haxhiu thotë se Donika po torturohet në burg, ja pse!

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se koleges së saj deputete nga Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupit, e cila gjendet në paraburgim, po i ndalohet që të komunikojë me familjen e saj edhe nëpërmjet telefonit, çka sipas saj është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Haxhiu i ka apeluar organizatave që monitorojnë burgjet që të përpiqen që ta ndalojnë, siç e ka quajtur ajo, këtë torturë e padrejtësi.

Komenti i plotë i Haxhiut:

Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Kjo është e papranueshme dhe skandaloze!

Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!