75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / H F

Haxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas seancës që dështoi edhe sot për konstituimin e kuvendit.

Ajo ka kritikuar qëndrimin e opozitës, duke thënë se nuk e kupton arsyen e pjesëmarrjes së saj në seanca pa vullnet për të zhbllokuar situatën.

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhur. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka”, deklaroi Haxhiu.