15:43 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haxhiu: Vetëvendosje nuk do ta fitojë asnjë komunë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka deklaruar në Kuvend se do të jetë opozitë për secilin dikaster që tentohet të devijohet.

“Do të jem opozitë për secilin dikaster, asnjëherë nuk do të jem në rregull me atë që nëse tentohet me u deviju por jam shumë e sigurt që kjo Qeveri do të mbahet në mend për punë efektive dhe jo për fjalë”, tha Haxhiu.

Më tej, deputetja e AAK-së shprehu dëshprimin e saj për këtë seancë.

“Vitin e kaluar Kuvendin e vizituan nxënësit e shkollës ‘Kelmend Rizvalloni’ në Gjakovë. Mbi 100 fëmijë ishin ulur në ulëset ku jemi ne por sinqerisht nësë do të kishit qenë present t’i dëgjoni se si flisnin për çështjet që sot nuk u diskutuan. Unë uroj që ata fëmijë mos ta kenë parë këtë séancë”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të fitojë asnjë komunë në zgjedhjet e 22 tetorit, pasi do të dënohen nga votuesit për sharjet dhe fyerjet e tyre./AktivPress