19:29 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hazard dëshiron qëndrimin e këtij lojtari

Super ylli belg i Chelseas, Eden Hazard sot dha një intervistë për London Evening Standard, ku foli edhe për talentin Ruben Loftus-Cheek.

E ardhmja e Loftus-Cheek ende është në ajër në ditët e fundit të merkatos në Angli, edhe pse është raportuar se është pranë huazimit tek Crystal Palace. Hazard në intervistën e tij beson që talenti anglez e meriton një mundësi tek Chelsea.

“Ruben është një lojtarë fantastik. Ai është ende i ri por nëse do e kishim në ekip këtë sezon do të ishte një plus për ne” tha belgu.

“I di kualitet e tij. Ai është i ri dhe i fuqishëm. E ardhmja do të jetë e ndritur për të” përfundoj Hazard. Loftus-Cheek bëri debutimin e tij për Chelsean në Premier Ligë në vitin 2015 dhe deri më tani është paraqitur 22 herë për blutë e Londrës. Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar tek Crystal Palace./Indeksonline/