19:21 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Hazard e pranon që sezoni i tij i parë në Real Madrid ishte i keq

Eden Hazard ka folur në lidhje me sezonin e tij të parë të kaluar te skuadra spanjolle, Real Madrid.

Edhe vet Hazard e ka pranuar që ishte një sezon zhgënjyes për të, mirëpo që ka luftuar për tu përshtatur, transmeton IndeksOnline.

“Sezoni im i parë në Madrid është i keq por jo gjithçka e keqe. është një sezon i adaptimit. Do të gjykohem me të dytin. Mua më takon të jem në gjendje të mirë vitin e ardhshëm”.

Hazard u ble për 112 milionë dollarë nga Chelsea mirëpo shkaku i lëndimeve nuk pati paraqitje të mirë./IndeksOnline/.