18:31 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hazard nderon ish klubin e tij

Eden Hazard përfundoi kalimin e tij në Real Madrid këtë verë.

Belgu ishte shumë i lidhur me një kalim që nga përfundimi i Kupës së Botës 2018, por ai zgjodhi të qëndronte i angazhuar për Chelsean edhe për një vit tjetër.

Në fakt, pavarësisht se ishte e pashmangshme që ai do të largohej nga Stamford Bridge, Hazard i dha të gjitha nga vetja gjatë sezonit të 2018/19, duke e dërguar Chelsean deri tek triumfi në Ligën e Europës.

Hazard u shit për një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe pritet të arrijë kulminacionet edhe në Spanjë, me shumë parashikues se do të vazhdojë të sfidojë për Topin e Artë.

Por megjithë lëvizjen e ëndrrës së tij, është e qartë se belgu nuk do të harroj kohën e tij në Chelsea. Në të vërtetë, ai do të kujtohet çdo herë që ai hyn në fushë sezonin e ardhshëm.

Kjo për shkak se Hazard ka lëshuar një palë këpucë të reja – të cilat ‘nderojnë’ ish klubin e tij.

Ai do të mbathë këpucët Nike Mercurial Vapor360 dhe ka projektuar një këpucë që është kryesisht bardhë dhe ari – duke reflektuar ngjyrat e fanellave të Real Madridit, shkruan GivemeSport, transmeton Indeksonline.

Por Hazard gjithashtu ka shtuar ngjyrën blu, e cila sipas Nike “nderon ish-klubin e tij”/Indeksonline/

Shikoni fotot më poshtë: