18:07 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hazard në dilemë – ta ndjekë ëndërrën apo të vazhdojë me Chelsean

Eden Hazard thotë se është duke e parë të vështirë vendimin në lidhje me të ardhmen e tij – të rinovojë me Chelsean ose të transferohet te Real Madridi.

Chelsea dëshiron t’ja rinovojë kontratën belgut pas interesimit të Real Madridit gjatë verës, gjë të cilën ai e ëndërron që moti.

27-vjeçari ka luajtur rol krucial këtë sezon në formën e Chelseat, ku ka ndihmuar skuadrën ta zë vendin e dytë në Premier League.

Hazard është gjithashtu top golashënuesi i Premier Leagues me shtatë gola pas golit të tij të dielën në fitoren, 3-0 ndaj Southamptonit, transmeton IndeksOnline.

Eden Hazard Thibaut Courtois Belgium World Cup 2018

”Jam me të vërtetë në formë. Po luaj futboll të mirë për momentin. Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Nuk dua të gënjej tani”.

”Është ëndrra ime që prej se isha fëmijë. Isha duke ëndërruar për këtë klub. Do ta shohim. Nuk dua që të flas për këtë çdo ditë. Nuk kam kohë, por do të flasim për të ardhmen time së shpejti”.

”Gjithashtu, kur ju keni një ëndërr, atëherë ju dëshironi që ajo të bëhet realitet”, u shpreh Hazard./IndeksOnline/