21:00 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hazard, për të ardhmen e tij: “Ju e dini destinacionin tim të preferuar”

Hazard ka kontribuar me një gol në fitoren e Anglisë, fitore kjo e cila ua siguron Belgjikës vendin e tretë në Kupën e Botës.

Hazard tashmë është duke menduar për të ardhmen e tij dhe me një deklaratë ka sqaruar mjaft mirë dëshirën e tij.

Ai ka lënë derën hapur që të largohet nga Chelsea për një ekip të ri.

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshme në Chelsea, mund të jetë koha për të zbuluar diçka tjetër” deklaroi ylli belg pas ndeshjës me Anglinë.

“Pas Botërorit, unë mund të vendos nëse dëshiroj të qëndroj apo të largohem, por Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar, nëse ata më lejojnë të largohem, ju e dini destinacionin tim të preferuar. “siguroi ai.

Dhe kjo nuk është asgjë tjetër përveç një thirrje për Real Madridin, një ekip për të cilin ai ka treguar simpatinë e tij disa herë. /IndeksOnline/