09:50 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Hazard: Së pari le të rinovoj Courtois pastaj unë

Eden Hazard është një nga futbollistët i cili ka qenë në radar të Real Madridit në vitet e fundit dhe pa shkuar më tej, këtë javë, RMC raportoi se ekipi madrilen kishte kontaktuar me agjentin e lojtarit.

Dukej se kjo verë mund të ishte koha e duhur për ta parë atë të vishet me të bardha, por mbrëmë pati një kthesë të papritur të ngjarjeve për të siguruar që rinovimi i tij do të arrij në muajt e ardhshëm.

Kjo ndoshta mund edhe të jetë një manovër, por fakti është se Hazard ka në mendje të zgjasë kontratën e tij me Chelsean, menjëherë pas Thibaut Cortuois, megjithëse ka ende dy vjet në kontratën e tij.

“Po, unë besoj se Thibaut rinovon i pari, pastaj unë pas tij do të rinovoj” , deklaroi Hazard për Mirror.

Hazard nuk ka fshehur kurrë admirimin e tij për Real Madridin dhe për Zidane në veçanti.

“Ndjej admirim për Real Madridin. Të gjithë e dinë respektin tim për Zidane, do të ishte një ëndërr për të luajtur për Zidane” , kishte deklaruar belgu.

“Nuk ka asgjë për momentin, une jam i përqendruar të Chelsea, kam ende shumë për të fituar dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” deklaroi Hazard. /IndeksOnline/