14:23 / E Diele, 21 Prill 2024 / S Z

Haziri për votimet në veri: Mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim i madh për Qeverinë dhe Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me daljen e ulët të qytetarëve në votimet e sotme në veri të vendit.

Haziri ka thënë se mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.

“Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën. Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për  bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë. Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!”, ka shkruar Haziri në Facebook./Indeksonline/