75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / S Z

Haziri: Ata që e shtinë si opsion shpërndarjen e kuvendit, e shtinë në funksion shantazhin politik

Për të 43-n herë me radhë deputetët do të mblidhen sot në përpjekje për konstituimin e kuvendit.

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se ata që e shtinë në opsion shpërndarjen e kuvendit, ata që e shtinë në opsion dënimin e deputetëve, shtinë në funksion shantazhin politik.

“Cinizmi dhe ironia e kanë rëndu dhe e kanë bërë më neverike ardhjen tonë çdo 48 orë. Përveç gomarëve dhe insistimit të Arianit Kocit si qytetar aktiv. Cinizmi ka rënduar jetën publike, t’i kthehemi normalitetit. Ata që e shtijnë në opsion shpërndarjen e kuvendit, ata që e shtijnë në opsion denimin e deputetëve, shtijnë në funksion shantazhin politik. Marrëveshja politike bëhet me mirëbesim. Në Kosovë nuk ka fitues të mdhenjë, ka fitues të parë, që të ulet që të punojë me partitë politike që  të gjejnë rrugë, por këtë s’po e shohim. Shpërndarja e kuvendit vjen kur dështon kuvendi të zgjedh qeverinë, jo kur dështon me konstituu vetveten, sepse ky është problem i partisë së parë“, kla thënë Haziri.