21:48 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haziri: Hoti shumë i butë, vështirë se mund të shtyjë para politika shtetërore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e sheh të butë kryeministrin Hoti në raport me partnerët e koalicionit dhe ndërkombëtarët.

Haziri ka thënë se LDK ka bërë mirë që ka marrë postin e kryeministrit por sipas tij Hoti nuk është i duhuri për kohën e tanishme.

“Zoti Hoti përfaqëson politikën e butë të LDK-së. Ne mund t’i japim vërejtje vetëm pse përfaqëson atë politikë të butë. Është e vështirë që në një ambient të ashpër politik siç ka Kosova e Ballkani ai të shtyjë politika”, tha ai në “Debat Plus” .