22:20 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Haziri me lajm të mirë për Gjilanin: 33 testet e fundit për koronavirus negative, shërohet një i infektuar

Sot u konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, derisa një lajm i mirë vjen nga komuna e Gjilanit, një nga zonat më të prekura nga kjo pandemi.

Është kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ai që përmes një postimi ka treguar se 33 mostrat që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuat negativë me Covid-19, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Lajm i mirë për Gjilanin.

Sot, nga 33 mostrat nga Gjilani, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuat negativë me Covid-19.

Lajmi tjetër i mirë mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar.

Falë angazhimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan dhe Komitetit për mbrorjte dhe shpëtim të Gjilanit, është arritur ky rezultat.

Vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe lojalitetin në respektim të vendimeve, në luftë me të panjohurën.

Faleminderit të gjithëve për angazhimin. E lusim Zotin që 13 anëtarët Shaqiri nga Vrapçiqi sa më shpejtë të shërohen.