Haziri: Momenti i fundit për miratimin e Demarkacionit
Për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave është folur edhe në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në punimet e saj vjetore në Bruksel, këtë parti e përfaqësoi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në intervistë për RTK deklaroi se sa i përket Kosovës, është shprehur shqetësimi për mbetjen e vendit pa liberalizim.
Sipas tij, është momenti i fundit që demarkacioni të votohet në Kuvend.