19:32 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haziri: Mungoi një Fadil Vokrri në Dubai për ta anëtarësuar Kosovën në INTERPOL

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar dështimin për t’u anëtarësuar në INTERPOL

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se sot në Dubai mungoi Fadil Vokrri, i cili anëtarësoi Kosovën në FIFA dhe UEFA, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Hazirit pa ndërhyrje:

Ka mungue sot nji Fadil Vokrri në Dubai, por nuk ka me mungue fama e tij në Prishtinë sonte. Ai arriti që FFK me e ba anëtare të FIFA e UEFA me nji ekip të vogël e me nji mbështetje në hije të politikës. Kjo ‘mbështetje’ e politikës në Dubai, e la në hije policinë e shtetit, e cila do ta kryente punën shumë ma mirë si e vetme! /Indeksonline/