18:03 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Haziri: Rasti i 26 vjeçarit nuk lidhet me një emër të përveçëm, Vitia duhet të pres zbardhjen e hetimeve

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është pyetur se a duhet të jap dorëheqje ministry i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rastit tragjik ku humbi jetën i riu në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Haziri në Frontal ka thënë se ky rast nuk lidhet me një individ të përveqëm apo me një grup apo me një ministri.

Sipas tij ministri Vitia duhet të pres zbardhjen e rastit dhe të marr masa.

“Nuk lidhet përgjegjësia në këtë rast me  një individ të përveqëm apo me një grup apo me një ministri dhe ministri Vitia duhet të pres zbardhjen e rastit, zbardhjen e hetimeve dhe me pa se kush është përgjegjës, atij i bjen me marr masa unë besoj. Atij i bjen me marr masa edhe koordinatori i Qendrës së Emergjencave civile ku kanë qenë, sepse ata në mënyrën se si e organizojnë transportin prej aeroportit në karantinë”, ka thënë ai./IndeksOnline/