12:14 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haziri: Sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim, kryeparlamentarin dhe presidentin i propozon LDK-ja

Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së i ka thënë portalit MediaFokus se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.

“Qeveria me 12 ministri, sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa kryeministrin e jep LVV”, ka thënë Haziri për MediaFokus.

“Për Kuvend dhe Presidencë, kandidati do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK_ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së.