19:22 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haziri: Zv.ministrat e Haradinajt do t’i kushtojnë edhe Edi Ramës

Anëtri i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri në një bisedë për Indeksonline ka komentuar emërimin e zv/ministirt të 64-të në qeverinë e Haradinajt.

Sipas tij, një numër kaq i madh i zv.ministrave është papranueshëm për vendin tonë.

“Zv.ministri i Infrastrukturës është më i qëlluari deri më tani, përndryshe numeri prej 64 është i papranueshëm për një territor që ka më pak se 2 milion banorë dhe për një qeveri e cila është bërë qeveri e konsumit dhe e shpenzimeve të tepërta”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, të 64-të zv.ministrat do t’i kushtojnë edhe kryeministrit të Shqipërisë- Edi Ramës.

“Paramendone tash kur të shkojnë te Edi Rama 64 zv.ministra! Edhe ushqimin e dimrit kanë me ja hargju Ramës!”, ka thënë ai duke qeshur./Indeksonline/