Hazrolli i LDK-së merr pekrahje edhe në Anamoravë në garën për deputet
Kandidati për deputet, Gëzim Hazrolli ka marrë përkrahje të madhe në qytetin e Gjilanit.
Sipas tij, Anamorava ka qenë gjithmonë tokë e njerëzve punëtorë, të urtë dhe të palëkundur në qëndrimet e tyre.
Postimi i plotë:
Anamorava ka qenë gjithmonë tokë e njerëzve punëtorë, të urtë dhe të palëkundur në qëndrimet e tyre. Në Viti dhe Gjilan, në çdo takim e bisedë, ndjehet qartë dashuria për vendin dhe dëshira për një të ardhme më të mirë.
Faleminderit Anamoravës për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen. Energjia që po vjen nga kjo pjesë e Kosovës është dëshmi se rruga drejt ndryshimit po forcohet çdo ditë.
35 – Gëzim Hazrolli
113 – Lidhja Demokratike e Kosovës

