Hazrolli: Mbështetje e jashtëzakonshme në Ratkoc të Rahovecit
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Gëzim Hazrolli ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor të këtij subjekti në Ratkoc të Rahovecit.
Më këtë rast, Hazrolli ka shkruar se kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga ky takim.
“Faleminderit strukturave të degës dhe banorëve të Ratkocit për besimin, mikpritjen dhe përkrahjen. Bashkë vazhdojmë drejt fitores”, shkruan ndër të tjera ai.

