08:04 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / AR

Heat fiton derbin me Lakersat

Miami Heat ka arritur fitore minimale ndaj Los Angeles Lakers në kuadër të NBA-së.

Nënkampioni mundi Lakersat me rezultat 108:107 në një natë ku LeBron James shkëlqeu te këta të fundit me 30 pikë.

Mirëpo më të rëndësishme rezultuan të jenë 28 pikët e asit të Heat, Jimmy Butler.

Në ndeshjet e tjera të rëndësishme mbrëmë, Golden State Warriors fituan 109:120 ndaj Detroit Pistons, Dallas Mavericks ngadhënjeu ndaj Orlando Magic, 102:117, Milwaukee Bucks ndaj Brooklynit, 125:129, si dhe Denver Nuggets ndaj New Orleans Pelicans, 134:116.