17:39 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Hekuran Kryeziu do të vijë te Kosova, por nuk do të luaj me Danimarkën

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu pësoi një lëndim me Zurichun të dielën kundër Xamaxit. Ai luajti vetëm 20 minuta.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes deklaroi që Kryeziu do të kryej disa testime mjekësore pastaj do të marrë leje nga klubi që të vijë te Kosova.

Pavarësisht kësaj, burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që mesfushori do të grumbullohet me “Dardanët” të martën, por nuk do të luaj në ndeshjen e parë kundër Danimarkës.

Prezenca e tij do të jetë shumë e rëndësishme për Bullgarinë, kur edhe fillon cikli i eliminatoreve për Euro 2020. /Indeksonline/