17:39 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Hekuran Kryeziu i gatshëm për ndeshjen kundër Bullgarisë

Ylli i Kosovës, Hekuran Kryeziu mungoi në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës për shkak të një problemi me lëndim.

Megjithatë, mesfushori i Zurichut pritet të rikthehet në ndeshjen kundër Bullgarise.

Në një konferencë për media para kësaj ndeshje, Hekurani ka thënë se është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

“Kam stërvit në seancën e fundit dhe besoj se do të jem gati për ndeshjen me Bullgarinë”, ka thënë Kryeziu.

Ai gjithashtu ka analizuar ndeshjen me Danimarkën dhe ka krahasuar me Bullgarinë.

“E kam parë një paraqitje të mirë, por ka me qenë një ndeshje ndryshe dhe ata me agresivitetin e tyre kanë me bërë më të vështirë”, shtoi Kryeziu. /IndeksOnline/