21:19 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e parë të sezonit

Skuadra e Zurichut e ka nisur në mënyrë jo të mirë sezonit të ri në Superligën e Zvicrës.

Ata u mposhtën me rezultat 2:1 nga kampioni aktual, Young Boys, transmeton Indeksonline.

Në këtë ndeshje u paraqitën edhe tre futbollist kosovar: Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje që bëri në minutën e 56-të.

Mesfushori kosovar e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon.

Kurse në anën tjetër, Benjamin Kololli e nisi në mënyrë të mirë duke shënuar gol./Indeksonline/