11:31 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hekuran Kryeziu tregon se kur do të rikthehet në fushë nga lëndimi

Futbollisti i kombëtares kosovare Hekuran Kryeziu i cili ka mbetur jashtë fushës për një kohë ka folur për indeksOnline ku ka treguar se kur do të rikthehet në fushë.

Hekurani ka treguar se i ka mbetur vetëm edhe pak kohë para se të rikthehet dhe po ashtu tregoi se ka filluar të stërvitet me skuadrën e tij.

“ Edhe pak kthehna… ja kom nis me stërvit me ekipin, po ta kshyri a luj deri dimrit a jo”, ka thënë Hekurani.

Hekuran Kryeziu aktualisht është lojtar i FC Zurich skuadër kjo në të cilën u transferua në vitin 2018.

Po ashtu Kryeziu është një ndër lojtarët kryesor të Kombëtares së Kosovës, e i cili nga ka bërë krenar me lojën e tij./Indeksonline/.