Heldt uron Kosovën: Gjermania është sot me ju për të nesërmen e përbashkët në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Heldt përmes një postimi në Twitter tha se Gjermani është sot me qytetarët e Kosovës për të nesërmen e përbashkët në Bashkimin Evropian, transmeton Indeksonline.

“Mirëmëngjesi Prishtinë dhe urime ditëlindja e 12-të Kosovë. Gjermania është sot me ju për të nesërmen e përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Heldt. /Indeksonline/