13:26 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / A. M.

Hematologu i njohur turk Dr Cafer Adıgüzel, për herë të parë mysafir i Qendrës ACI në Kosovë

Specialisti Dr Cafer Adıgüzel, hematolog i njohur në spitalin Medicana Ataşehir në Stamboll, një mjek me përvojë pune mbi tridhjet vjeçare, për herë të parë do të jetë mysafir i qendrës ACI në Kosovë.

Dr Adıgüzel është njëri ndër mjekët turq i cili ka kryer me dhjetra trasnplante të palcës kockore tek pacientët kosovar, poashtu ka bërë trajtimin e anemisë, lemfomave si dhe leukemisë kronike dhe akute.

Duke pasur parasysh që qendra ACI tash më është përfaqsuese zyrtare e spitalit Medicana për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut këtë herë do të jetë nikoqire e prof Dr Cafer Adıgüzel, me ç’rast do të ju mundësoj qytetarëve të Kosovës konsulta direkte me mjekun të cilat do të realizohen pa pagesë.

Konsultat do të mbahen me datën 06.07.2023 nga ora 09:00-13:00 si dhe nga ora 14:00-17:00.

Të gjithë të interesuarit me probleme kronike hematologjike mund të kontaktojnë qendrën ACI për të marur terminin e tyre. Qendra ACI me datën 06 do t’i ketë dyert e hapura për secilin qytetar i cili shpreh dëshirën të takohet me mjekun hematolog Dr Adıgüzel.