17:19 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Hëna e përgjakshme’ shkakton errësimin më të gjatë në këtë shekull

E ashtuquajtura Hënën e përgjakshme në korrik do të shkaktojë errësimin më të gjatë në shekullin 21, thonë shkencëtarët.

Njëkohësisht, Marsi do të duket më i shndritshëm se më parë, pasi do të gjendet në afërsi më të madhe me Tokën në 15 vjetët e fundit, transmeton KosovaPress.

Errësimi do të zgjasë një orë e  43 minuta më 27 korrik.

Arsyeja e zgjatjes së kësaj është se Hëna do të ndodhet në njërën nga pikat më të largëta të Tokës, që do të thotë se hija e saj do të jetë më e madhe se sa errësimet e zakonshme.

Errësimi do të shihet më së miri nga Evropa Juglindore, thonë shkencëtarët.