09:40 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

“Hëna e ujkut” në natën e parë të ndërrimit të moteve

Në natën e parë të janarit në SHBA, qielli nuk do të shkëlqejë vetëm nga fishekzjarrët me rastin e Vitit të Ri, por edhe nga hëna e plotë, e njohur si “hëna e ujkut”.

Sipas NASA, kjo do të jetë superhëna e parë në vitin e ri, dhe brenda pak javësh do të shfaqet një tjetër.

NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë. Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

Temat: