20:15 / E Hënë, 29 Maj 2023 / C E

Hendbolli me tetë skuadra në Kupat Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) e ka të drejtën e prezantimit me tetë skuadra në Kupat Evropiane në edicionin garues 2023/2024.

FHK-ja ka njoftuar këtë të hënë se nga konkurrenca e meshkujve, katër skuadra mund të paraqiten për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Ndërkohë në konkurrencën e femrave, kampioni, Istogu, e ka të drejtën e paraqitjes në Ligën Evropiane (EHF European League). Tri skuadra të tjera mund të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Besa Famgas, Istogu por edhe skuadrat tjera do të synojnë të bëjnë hap para në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm garues.

Shumica e skuadrave tona pritet ta shfrytëzojnë të drejtën e garimit në gara evropiane në edicionin tjetër, që fillon në vjeshtë.