20:55 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

“Hendbollisti me numër 5” – gazetari shqiptar injoron totalisht emrin e maqedonasit

Kampionati Botëror në hendboll që po zhvillohet në Gjermani dhe Danimarkë po vazhdon me ndeshjet në fazën e grupeve, ndërsa pjesë e këtij kompeticioni është edhe përfaqësuesja e Maqedonisë që është e përfshirë në kuadër të grupit ‘B’.

Maqedonia dje zhvilloi ndeshjen e parë në këtë Botëror, në të cilën fitoi ndaj Japonisë, ndërsa një injorim total për reprezentuesin Stojançe Stoilov vjen nga gazetari i TVM2, Mustafa Ademi. Ky i fundit në komentimin e ndeshjes Maqedoni-Japoni për asnjë moment nuk ia përmend emrin Stoilovit, madje edhe kur në fund u vlerësua si hendbollisti më i mirë i ndeshjes, me Ademin që gjatë gjithë kohës e quajti si “hendbollisti me numër 5”.

E gjithë kjo si duket ka ardhur pas atij skandali të turpshëm të Stoilovit që bërë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Agjencioni për Rini dhe Sport, kur lëshoi manifestimin për shkak të gjuhës shqipe. Ky gjest i Stoilovit u kritikua shumë si nga pala shqiptare, por edhe nga ajo maqedonase.

“InfOSport.mk” ka siguruar disa sekuenca nga ndeshja e djeshme, të cilat mund t’I ndiqni më poshtë. /IndeksOnline/