22:32 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Hendbollistja, Natalia Milatovic merr shtetësinë kosovare, tash do të përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës

Hendbollistja e Istogut, Natalia Milatovic nga sot është bërë shtetase kosovare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka lëshuar dekretin për dhënien e shtetësisë kosovare, transmeton Indeksonline.

Natalia është e lindur në Podogoricë dhe tash e tutje do të përfaqësoj Kosovën në hendboll.

Ajo do të bëhet pjesë e kombëtares U19 dhe do të luaj në Kampionatin Evropian të divizionit B që mbahet në Shkup nga data 10 korrik. /Indeksonline/