18:18 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Henderson shpallet lojtari më i mirë anglez, lë mbrapa dyshen e “fikshme”

Jordan Henderson është shpallur futbollisti më i mirë i Anglisë për vitin 2019.

Kapiteni i Liverpoolit mposhti konkurrencën e fortë të Raheem Sterling dhe Harry Kane, shkruan Indeksonline.

Henderson përfaqësoi Anglinë në shtatë ndeshje gjatë vitit të kaluar.

29-vjeçari gjithashtu ndihmoi Tre Luanët të siguronin kualifikimin për UEFA Euro 2020 dhe zuri vendin e tretë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Në nivelin e klubit, Henderson ngriti tre trofe gjatë vitit 2019 ndërsa Reds fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për klube.

Ai luajti edhe kundër Kosovës në Southampton, por ishte i lënduar në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Prishtinë. /IndeksOnline/