17:53 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / LB

Henry emërohet trajner i Shpresave të Francës

Thierry Henry ka marrë drejtimin e kombëtares së Francës U21.

Legjenda e futbollit francez do të udhëheqë kështu ekipin francez në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në moshën 46-vjeçare, ish-sulmuesi i Bluve (123 përzgjedhje, 51 gola) u zgjodh nga komiteti ekzekutiv i Futbollit Francez gjatë ditës së sotme.

Ish ylli i Arsenalit ka qenë trajner i Monakos dhe disa skuadrave tjera gjatë viteve të fundit./IndeksOnline/