75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 17 Mars 2026 / G T

Henry kritikon Roseniorin: Ia ktheu shpinën aksionit, duhej të jepte instruksione…!

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka kritikuar reagimin e stafit teknik të Chelseat në momentin e golit të shënuar nga Newcastle, duke theksuar se ekipi duhej të ishte udhëzuar më mirë në atë situatë.

Gjatë analizës së ndeshjes, Henry vuri në dukje se Newcastle arriti të thyejë skemën e presionit të Chelseat, duke krijuar hapësirë që më pas çoi në gol, shkruan Indeksonline

Sipas tij, në atë moment trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, duhej të jepte udhëzime për mënyrën se si skuadra të përshtatej me situatën në fushë.

Megjithatë, ish-sulmuesi francez theksoi se Rosenior nuk reagoi siç pritej.

“Kur Newcastle e thyen presionin e Chelseat, trajneri duhet të jetë duke u treguar lojtarëve se si të përshtaten me situatën. Por në vend të kësaj, ai thjesht u kthye dhe u largua”, tha Henry gjatë analizës.

/Indeksonline/