11:46 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Henry: Neymar largohu nga futbolli, të gjithë lojtarët janë në hijen e Messit!?

Thierry Henry, legjenda e Arsenalit ka dhënë një koment fantastik në lidhje me Neymar JR dhe Lionel Messin.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë afatit veror, për 222 milionë euro në Paris Saint Germain. Braziliani kishte deklaruar se arsyeja e largimit ishte Lionel Messi.

Ish-futbollisti francez, tani analist i njohur në Sky Sport, thotë se Neymar duhet ta ndryshoj sportin nëse nga Barcelona u largua për shkak të Messit, shkruan IndeksOnline.

“Nuk e di nëse Neymar e la Barcelonën që të largohet nga hija e Messit. Ajo që di unë është se të gjithë lojtarët janë në hijen e Messit. Dhe nëse Neymar nuk dëshiron të qëndrojë në hije të Messit, ai duhet ta ndryshoj sportin”, ka thënë Henry.

Messi mbrëmë theu akullin duke shënuar gol kundër kampionit në Premierligë, Chelseat./IndeksOnline/