Zyrtare: Henry bëhet trajner i skuadrës së madhe evropiane
Monako ka emëruar legjendën e Arsenalit Thierry Henry si menaxherin e tyre të ri pas largimit të Leonardo Jardim.
Henry do të marrë hapat e tij të parë në menaxhim në klubin ku ai filloi karrierën e tij profesionale dhe ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.
“Në radhë të parë, falënderoj Monacon që më dha mundësinë të trajnoj këtë klub, i cili është kaq i veçantë për mua”, tha ai.
“Jam shumë i lumtur të kthehem te AS Monaco dhe jashtëzakonisht i vendosur për të përballuar sfidat përpara. Nuk më pritet që të takojmë lojtarët që të fillojnë të punojnë së bashku”, tha Henry.
Kujtojmë se Francezi ishte pjesë e Monacos në fillim të karrierës derisa mbrëmë ishte zëvëndës trajner i Belgjikës në fitoren kundër Zvicrës. /IndeksOnline/