Henry pyet Ekitiken se ku do ta festoj Bajramin, përgjigja e tij i “shkrinë” së qeshuri në studio
Skuadra angleze, Liverpool triumfoi bindshëm 4:0 në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ës, duke përmbysur humbjen 1:0 nga takimi i parë dhe siguruar kualifikimin. Një nga protagonistët e sfidës ishte Hugo Ekitike, i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe kontribuoi në fitoren e “Reds”.
Pas ndeshjes, sulmuesi francez dha një intervistë për CBS Sports, ku po bisedonte me Jamie Carragher, ndërsa në lidhje direkte nga studio iu bashkua edhe legjenda Thierry Henry, shkruan Indeksonline
Gjatë bisedës, Henry i drejtoi një pyetje të veçantë Ekitike, duke iu referuar festës së Bajramit: “Kam një pyetje tjetër. E di që je mysliman. Ku do ta festosh Bajramin?”
Përgjigjja e sulmuesit ishte spontane dhe shkaktoi të qeshura në studio: “Ndoshta në aeroplan për në Brighton”, duke iu referuar faktit se Liverpooli do të udhëtojë për ndeshjen e radhës në fundjavë.
Pasi atmosfera u qetësua, Henry vijoi me humor duke e pyetur nëse do ta festonte në mënyrë të veçantë në rast se shënonte ndaj Brighton. Ekitike u përgjigj: “Ndoshta me Ibrahim Konate, por do ta shohim.”./Indeksonline/
🗣️ Thierry Henry asked Hugo Ekitike: "Where will you celebrate Eid al-Fitr?"
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) March 19, 2026
🗣️ Ekitike's reply: "On the plane, we have to play in Brighton!"pic.twitter.com/HaCzLC3Z2f

