23:13 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Henry trajner i Arsenalit? Ja çfarë thotë Pep Guardiola

Arsene Wenger mund të largohet nga Arsenali. Humbja e dytë radhazi kundër Manchester Cityt ia ka luhatur me të madhe karrigen trajnerit francez.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry është një nga kandidatët e shumtë që mund të bëhen trajner i “Topçinjve”.

Për një mundësi të tillë ka folur edhe Pep Guardiola pas ndeshjes.

“Henry ka një talent të mirë për ta bërë këtë punë. Nëse ai dëshiron do të ishte mirë. Por, ai duhet të vendosë, jo unë”, ka thënë Guardiola.

Mbetët të shihet gjatë këtyre ditëve se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Wengerit. Kujtojmë se sonte kishte pak tifozë të pranishëm në “Emirates” për shkak të francezit./IndeksOnline/