Hera e parë në histori që vihen përballë dy trajnerë shqiptarë nga Maqedonia në Kosovë
Për herë të parë në histori të futbollit të Kosovës, dy trajner shqiptar nga Maqedonia do të ballafaqohen në Superligë.
Zekirija Ramadani i Feronikelit dhe Xhengis Rexhepi i Llapit. Synimet e të dyve janë të njejta, titulli i kampionit që për Feronikelin do të ishte i 3-të ndërsa për Llapin i pari.
Ramadani e ka fituar në vitin 2017 titullin me Trepçën ’89 duke u bërë shqiptari i parë nga Maqedonia që triumfon në Kosovë.
Ndeshja Feronikeli – Llapi zhvillohet sot nga ora 13:00 në Drenas. Feronikeli ka 42 pikë, Llapi 38.
/Indeksonline/