08:16 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Heroi i Liverpoolit flet për golat vendimtar

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi sivjet ka pasur kohë shumë të limituar te skuadra angleze.

Megjithatë në atë ndeshje që ka luajtur ka qenë mjaft produktiv.

Në derbin Merseyside kundër Evertonit kishte shënuar golin e fitores në minutën e 96-të ndërsa të shtunën kundër Newcastle United në minutën e 86-të realizoi për fitoren 3-2.

“Unë tentoj të bëj çfarë mundem dhe jam i lumtur që po shënoj gola të vonshëm vendimtar. Jam shumë i lumtur për ekipin, është shumë e rëndësishme për ne” deklaroi Origi. /Indeksonline/