14:04 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Heroinë dhe marihuanë në Prishtinë, arrestohet një person

Është gjetur marihuanë pas bastisjes në banesën e një personi në Prishtinë , me ç’rast ky i fundit u arrestua  nga policia.

Gjatë bastisjes, në banesën e tij janë gjetur 110.1 gram substancë narkotike të llojit heroinë dhe 8.9 gram narkotik të llojit marihuanë të cilët më pas i janë konfiskuar.

Ndaj të dyshuarit, gjatë verifikimit ka rezultuar se posedon një urdhër-arrest nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./Indeksonline/

Temat: