20:57 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / B H

Heroit të kombit Ali Ajeti pasi i dëmtohet pllaka në fshatin Shtedim, shkatërrohet edhe plaka me Logo të UÇK-së në fshatin Revuq

Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar sot paradite në masë të madhe pllakën përkujtimore të heroit të kombit, Ali Ajeti.

Ndërkohë që sot është dëmtuar edhe pllaka me logo të UÇK-së në fshatin Revuq.

Për këto akte të turpshme ka reaguar edhe kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Sot pashë se është demoluar pllaka përkujtimore e heroit Ali Ajeti, në fshatin Shtedim si dhe është shkatërruar pllaka me logo të UÇK-së në fshatin Revuq. Këto akte vandale janë të papranueshme dhe të ulëta. Kërkoj nga organet e rendit që sa më parë të nisin hetimet dhe të zbulohen akterët e këtyre veprimeve të turpshme”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Njëri nga ish-bashkëluftëtarët e Ajetit ka treguar për Indeksonline se bashkë me axhën e Ali Ajetit ka qenë sot në fshatin Shtedim ku kanë parë nga afër dëmin e bërë.

“Sapo u kthyem nga vendi ku është bërë ky gjest i turpshëm. Pllaka deri vonë ka qenë në rregull. Kur kanë shku me pastru, e kanë parë se në çfarë gjendje disa persona që vetëm njerëz nuk mund të iu thuash, e kanë dëmtuar deri në këtë masë. Rastin e kemi lajmru në Polici, kanë qenë i kanë marrë provat nga afër.

Këtë e ka bërë ndonjë dashakeq, e jo pronari i tokës, ngase ai e ka lëshuar tokën me vetdëshirë dhe nuk kemi dyshime rreth kësaj” ka thënë njëri nga bashkëluftëtarët e Ali Ajetit për Indeksonline.