Herolind Nishefci e nis me fitore Kampionatin Botëror
Karateisti kosovar, Herolind Nishevci e ka filluar me fitore Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Madrid të Spanjës.
Nishevci mposhti Azuolas Kalpokas në ndeshjen e parë në kategorinë deri në 84 kilogram.
Në ndeshjen e dytë kosovari do të ndeshet me algjerianin, Hocine Daikhi. /IndeksOnline/