22:54 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Herolind Shala: Mos t’niset asnjë kombëtare për stërvitje me Kosovën

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në kundër Danimarkës.

Kosova dhe Danimarka sonte luajtën baras 2-2 në ndeshjen miqësore në “Fadil Vokrri”.

Shala, i cili ishte kapiten i “Dardanëve” në këtë ndeshje, pas ndeshjes tha se Kosova bëri lojë të mirë, por sipas tij, tani duhet të mendohet për ndeshjen me Bullgarin.

“Ishte ndeshje e mirë, por kishim disa probleme në pjesën e dytë”, tha ai.

“Bullgari nuk është e nivelit të Danimarkës dhe tani duhet të rikuperimi i mirë për ndeshjen me Bullgarin”.

“Ishte ndjenje e mirë të jesh kapiten i Kosovës”, theksoi Shala.

Pas ndeshjes, kapiteni ndeshjes së sontme poashtu ka publikuar një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, duke thënë paralajmëruar kombëtaret tjera se me Kosovën ndeshjet nuk janë stërvitje, ashtu sic kishte pretenduar trajneri i Danimarkës.

“Stërvitje? Mos t’niset asnjë Kombëtare për stërvitje me Kosovën. Faleminderit për mbështetjen, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar” ka thënë Shala. /IndeksOnline/