22:07 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Herolind Shala tregon se kur do të kthehet nga lëndimi

Ka më tepër se 1 muaj që mesfushori Herolind Shala nuk ka luajtur ndeshje zyrtare.

Ai lëndoi këmbën, më 3 nëntor në fitoren e skuadrë së tij Valerenga 1-0 kundër Brann, ku pikërisht Shala realizoi golin e fitores.

“Jam ende duke u rikuperuar dhe po punoj me fizioterapeut. Përgatitjet për sezonin e ri fillojnë në mesin e janarit dhe besoj që deri atëherë do të jem gati” deklaroi Shala për Indeksonline.

Të dielën e kaluar, përfundoi kampionati në Norvegji. Kampion u shpall Molde me 68 pikë ndërsa Valerenga përfundoi në vendin e 10-të me 34 pikë.

/Indeksonline/