15:08 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Hertha-Bajern, formacionet zyrtare, ky është vendimi për Leon Dajakun

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Hertha BSC – FC Bayern München

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18 në Bundesliga, në ‘Olympiastadion Berlin’, Hertha pret kampionin e Gjermanisë ndeshje që zhvillohet nga ora 15:30.

Në rast të fitores sonte, bavarezët do t’i afrohen kreut të tabelës në vetëm katër pikë, pasi RasenBallsport Leipzig prin në renditje me 40 pikë të grumbulluara.

Në këtë ndeshje për Bayern Munich në stol gjendet edhe futbollisti nga Kosova Leon Dajaku, raporton Gazeta Express.

Dajaku është vetëm 18 vjeçar dhe luan sulmues anësor në krahun e djathtë.